Aktorja australiane Nicole Kidman shokoi fansat këtë fundjavë teksa postoi një foto në Instagram me këmbën në allçi.
Bashkëshorti i Nicole, Keith Urban ka zbuluar për fansat e yllit të kinematografisë se si ndodhi incidenti.
Gjatë një interviste për “The Project” Keith tregoi se bashkëshortja e tij theu këmbën gjatë ditëve të karantinimit teksa po bënte një ecje në lagje në shtëpinë e tyre në Nashville, Tennessee.
“Pesë javë më parë ajo po vraponte nëpër lagje por një moment nuk e pa një gropë që kishte përpara dhe theu kyçin e këmbës. Por ajo po e kalon këtë periudhë shumë më mirë nga ç’do ta kaloja unë.; u shpreh Urban rreth incidentit të së shoqes.



















