KreuCelebrity

Meghan dhe Adele, mikesha e tani, edhe fqinje në Beverly Hills!

S`ka vuajtje dhe izolim për Harry dhe Meghan, por një jetë e bukur në Beverly Hills, të rrethuar nga VIP-a. Megjithate, nëse princi e gjen veten aty larg familjes së vet mbretërore dhe pa miq e shokë, Meghani e rritur në Los Angeles, nuk e ka këtë “hall”. Sipas Daily Mirror, ajo nuk e ka pasur fare të vështirë të zërë dhe miqësi të reja e te riperterije te vjetrat, teksa së fundi, merrka këshilla të vyera nga Adele, e cila e ka shtëpinë vetëm pesë minuta larg nga Duka dhe Dukesha e Sussex.

Meghan dhe Harry kanë marrë me qera nga producenti kinematografik Tyler Perry, një vilë të madhe prej 14 milionë stëërlinash me 8dhoma gjumi e 12 banjo. Supervila e Adele është aty pranë.

Këngëtarja e paska këshilluar dukeshën për shkollën e frekuentuar nga djali i saj, Angelo, të cilën ia sugjeron në të ardhmen edhe për Archien, sepse konsiderohet dhe një vend mjaft i përshtatshëm për të mbajtur larg paparacët. Të dyja ato janë njohur nga afër përpara pak vitesh, gjatë një eventi bamirësie.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF