Pasi u fol gjerë e gjatë, shtysa për familjet në formën e “shpërblimit të pushimeve” duket se gjeti vërtet hapësirë në dekretin e Relaunch në Itali, duke marrë nga qeveria një fond të mirëfilltë prej rreth 2.4 miliardë eurosh. Shuma jepet me kushtin që të shpenzohet në objektet italiane te akomodimit (hotele, shtëpi në ferma, kampe dhe bed &breakfast) brenda vitit 2020.
Prej saj përfitojnë familjet me të ardhura mesatare më të ulëta. Bonusi mund të jetë një maksimum prej 500 eurosh (të cilat zbresin në 300 për familje të përbërë vetëm nga dy persona dhe në 150 euro për ato me një person). 80% do të jetë likuiditeti që I jepet strukturës pritëse për llogari të klientit, ndërsa 20% do të përbëjë zbritje të taksave në kohën e deklarimit të të ardhurave. Bonusi mund të përdoret nga 1 korriku deri në 31 dhjetor të këtij viti.