Komisioni Europian tha se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, Bashkimi Europian i ka mbyllur kufijtë në muajin mars, përfshirë edhe zonën e lëvizjes së lirë, Schengen, thotë REL. “Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, deklaroi komisioneri europian për cështjet ekonomike, Paolo Gentiloni.
Austria dhe Gjermania janë dy vendet e fundit të BE-së që janë pajtuar për heqjen e kufizimeve në udhëtim. Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë. “Duam t’ua lehtësojmë jetën e përditshme qytetarëve tanë dhe të ndërmarrim një hap tjetër drejt normalizimit”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.



















