Prej vitit 2007 kur një familje amerikane pranoi të transmetojë jetën e të gjithë anëtarëve të saj në ekran, Kardashian-Jenner do të kthehej në familjen më të komentuar në mbarë botën.
Reality-show “Keeping Up The Kardashians” duket se është parë e arsyeshme të nisë të transmetohet tashmë edhe në ptaltormën e njohur Netflix.
Platforma e njohur ka lajmëruar se ka blerë të drejtat për të shfaqur këtë serial, duke nisur nga 1 qershori.
Motrat Kardashian-Jenner krahas kritikave që mund të kenë patur për shkak të stilit të jetesës, e vërteta është se janë kthyer në influencuese të fuqishme në industrinë e modës dhe jo vetëm, për shkak të famës që fituan nga reality-show i familjes së tyre.
Kemi këtu fansa të “Keeping Up With The Kardashians”? Epo, prisni 1 qershorin!



















