KreuCelebrity

Befason Trump: Virusi do të ikë vetë, përpara vaksinës!

Ekspertë e liderë botërorë zgjidhjen e kaosit që ka krijuar pandemia e koronavirusit e shohin tek gjetja e një vaksine, si e vetmja mënyrë për të fashitur sëmundjen e ardhur nga Kina. Por presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se koronavirusi mund të ikë edhe pa vaksinën.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi në një bisedë me gazetarët se këto nuk i thotë nga vetja, por mbështetet në pohimet e mjekëve. “ Ky virus do të largohet pa vaksinë. Ka për të ikur dhe të shpresojmë se nuk do ta shohim më për një kohë shumë të gjatë”, tha ai.

Trump nuk e përjashtoi krejtësisht mundësinë e një vale të dytë të pandemisë në vjeshtë. Por ai sërish këmbënguli se as ajo, nuk ka për të zgjatur.

“ Ka pasur viruse ose gripëra që kanë ardhur , e për të cilat nuk është gjetur vaksina, dhe ato sërish janë zhdukur. Sëmundjet vdesin si cdo gjë tjetër”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF