Ai sot është një djalosh simpatik, pas të cilit me siguri mund të dashurohen shumë vajza, por e shkuara e Dilan Rekës duket se nuk ka qenë aq e ‘ndritur’ sa tani.
Me disa kilogramë më shumë, vite mē parë kēngëtari i ri ka rënë pre e bullizmit dhe talljes, për shkak të paraqitjes së jashtme.
I ftuar në programin ‘Pop Culture’ në Top Channel, Dilani ka rrëfyer periudhën e vështirë të fëmijërisë dhe adoleshencës ku për 9 vite është tallur për shkak të peshës trupore, duke u etiketuar si ‘bol’, ‘lopë’ etj.
“Ka qenë një periudhë jo shumë e lehtë, sepse unë kam qenë fëmijë i shëndoshë. Jo i shëndetshëm por i shëndoshë dhe njerëzit e dinë këtë pjesë. Jam bullizuar, më shanin bol, lopë. Gjëra që vërtetë të lëndojnë, por unë kam qenë karakter i fortë. Madje unë me shaka them që kam qenë i shëndoshë gjithë jetën time sepse po nuk e more me shaka je i vdekur. Kjo ka ndodhur që na klasë të parë deri në klasë të nëntë. Kur më ofendonin apo bullizonin unë kam qenë fëmijë i qetë, shumë moskokçarës. Në fakt brenda isha shumë i ndjeshëm por nuk e shprehja. Përsa kohë që ti bullizohesh, ajo të jep më shumë forcë për të ecur përpara, e ktheva në forcë edhe pse nuk jam ndjerë mirë me veten time.
Madje edhe në kompeticione të ndryshme jam bullizuar për shkak të peshës. Por doja të jepja një mesazh: Askush nuk është më i rëndësishëm se jeta juaj kështu që mos u ndikoni nga askush. Shikoni jetën tuaj dhe vendosni qëllimet tuaja.” – tregoi Dilani.