KreuCelebrity

Flet Ledio Lako: Ja pse u konfrontova fizikisht me Gent Hazizin!

Një sherr shkaku i të cilit është bërë një rol në teatër, bëri që dy aktorët e njohur shqiptarë Ledio Lako dhe Gent Hazizi të konfrontohen me njëri tjetrin ditën e djeshme në rrugën e njohur si Ish-Ekspozita.


Aktori i “Portokalli” Ledio Lako ka dhënë për “Panorama” versionin e tij rreth konfrontimit me kolegun Hazizi dhe ka treguar se nuk ishte asgjë më shumë se një sherr banal.

Sherr artistësh, për çfarë do zihemi tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty...”- është shprehur Ledio.

Ndryshe nga sa u raportua në media se kolegêt janë goditur me mjete metalike me njëri tjetrin, Ledio e ka mohura duke treguar se janë goditur vetëm me shpulla.

“Me shpulla jemi goditur. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë.”

Nga ana tjetër, Gentian Hazizi zgjodhi të mos e komentojë sherrin me kolegun e tij, duke thënë se “nuk ka asgjë për të thënë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF