Nëse ai aksident tragjik i 26 janarit që i mori jetën legjendës së futbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjeçare Gianna nuk do të kishte ndodhur, me siguri 18 prilli në familjen Bryant do të ishte festë e madhe, pasi Vanessa dhe Kobe do të festonin 19 vjetorin e martesës…
Por ky përvjetor e gjeti familjen e yllit të basketbollit më në trishtim se kurrë.
Bashkëshortja Vanessa, e cila prej tre muajsh lufton të gjejë forcën, për të vijuar jetën për hir të tre vajzave, ka shkruar një dedikim kushtuar bashkëshortit që tashmë e sheh nga lart, dhe sërish edhe kësaj here Vanessa preku zemrat e milionave fansave e dashamirësve të Kobe dhe familjes së tij të bukur.
“Mbreti im, zemra ime, shoku im i ngushtë. Gëzuar 19 vjetorin e martesës zemër! Më mungon kaq shumë! Do doja të ishe këtu që të më shtrëngoje në krahët e tu. Të dua”, – ka shkruar Vanessa përbri një fotoje shkrepur kur çifti ishin bashkë e më të lumtur se kurrë.
Kobe humbi jetën më 26 janar 2020 teksa helikopteri me të cilin po udhëtonte se bashku me vajzën 13 vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë, pēsoi njē defekt duke marrë flakē nē ajër duke shkaktuar vdekjen tragjike të të gjithë personave që ndodheshin nē bord.