KreuCelebrity

Me rastin e ditëlindjes, Ami prezanton si rrallëherë të motrën!

Të dashurve tanë këto ditë karantine, na është dashur t’ja urojmë ditëlindjet vetëm nëpërmjet videocall, apo duke i dërguar një buqetë lulesh me postë; pa patur nevojë t’u japim përqafimin e puthjen e ditës së shënuar.


Njëjtë ka ndodhur edhe me Amin, e cila ka uruar të motrën me rastin e ditëlindjes nëpërmjet fotove të vjetra, por duke mos munguar edhe njê buqetë lulesh shumëngjyrëshe, që me siguri kanë përçuar në shtëpinë e motër Nilës, përpos aromës, edhe një ‘buqetë’ plot me mall e dashuri.


Në fakt Ami gjatë gjithë karrierës së saj, ka preferuar që pjesën tjetêr të familjes, përveç bashkëshortit dhe fëmijëve, t’a mbajë për vete dhe dedikime apo postime me familjarët e sipërmarrëse së ‘Ami Event’ janë pak ose aspak.


Ndaj s’kishte si të mos rrëmbente vëmendjen tonë ky postim i pak çasteve më parë, kur Ami Toska uron teze Lilën në ditëlindjen e saj.


“Gëzuar ditëlindjen motër. Të dua shumë teze Lila”- shkruan Ami përbri fotove të shkrepura kohë më parë me të motrën Anilën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF