Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe Luana Vjollca êshtë e izoluar në shtëpi prej më shumë se një muaji. Programi “Take me out”, që Luana pritej të moderonte këtë fund prill është shtyrê për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
E ndodhur në shtëpinë e saj, moderatorja e Top Channel ka menduar t’i japë vetes një pamje të re, duke freskuar ‘look-un’ e saj.
Vjollca suprizoi ndjekësit e saj këtë mëngjes, teksa postoi foton nga karantina me baluket e prera dhe flokët e krehura me onde.
“Paraqitje e re nga karantina”; shkruan moderatorja përbri fotos dhe si gjithmonë ndjekësit nuk ja kursyen komplimentat.