Një koment që moderatorja e famshme Ellen DeGeneres bëri nga shtëpia e saj, ku ndodhet prej disa ditësh e garantuar, duket se nuk ështē pritur aspak mirë nga ndjekësit.
Teksa moderatorja ka lēnë studion dhe ka përshtatur emisionin në karantinën e saj, nëpërmjet videosh, intervistash virtuale, një koment i bërë nga ana e Ellen gjatë kohës kur po shihte disa video, ka irrituar tej mase publikun.
“Izolimi është si të jesh në burg. Kjo sepse kam veshur të njëjtat rroba për 10 dite me radhë dhe këtu të gjithë janë gay.”- është shprehur moderatorja.
Por kjo mënyrë e të shprehuri, nuk i ka pëlqyer aspak ndjekësve pasi sipas tyre, Ellen nuk mund të bëjë shaka të tilla, duke qenë se miliona të burgosur vuajnë dênimin në qeli në kushte të tmerrshme.
Gjithsesi nga ana e moderatores, nuk ka patur ende asnjë reagim, ndonëse kritikat kanë qenë të shumta.