Nëse jeta e saj nuk do të shkëputej tragjikisht nga një aksident kur ishte vetëm 36 vjeç, me siguri Lady Diana do të jetonte historinë e dashurisë me Dodi Fayed në vendin e ëndrrave tê ish princeshës, në Malibu.
Diana kishte vendosur të niste një jetë të qetë si njeri i thjeshtë, larg vëmendjes së mediave britanike dhe ‘e zhveshur’ nga detyrat mbretërore.
Si për të vijuar këtë ëndërr të lēnë përgjysme, djali i Dianës Harry dhe bashkëshortja Meghan po mendojnë të blejnë një shtëpi pikërisht në Malibu.
Dyshja janë në bisedime për të blerë një shtëpi 20 milion dollarëshe në lagjen e yjeve në Kaliforni.
Meghan dhe Harry pak ditë më parë lanë Kanadanê dhe aktualisht janë vendosur në Kaliforni ku edhe janë duke parë për banesën e tyre të re.
Shtëpia që po mendojnë të blejnë ish mbretërorët ndodhet shumë pranë vilës që i dashuri i Lady Dianës, Dodi Fayed kishte blerë në vitin 1997, pak para se tê vdiste.