KreuCelebrity

Sidrit Bejleri humb njeriun e dashur! Situata e pengon t’i bëjë ritet mortore!

Ajo çka e thellon edhe më trishtimin e këtyre ditëve e javëve të vështira që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota, është fakti se si kurrë më parë, nëse një person i afërt i familjes ndahet nga jeta, nuk mundemi t’i bëjmë ritet mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit, sipas traditave për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19.


Artisti Sidrit Bejleri ka humbur sot një njeri shumë të afërt, babain e bashkëshortes së tij dhe fatkeqësisht familja êshtë gjendur përballē situatës duke mos mundësuar dot përcjelljen për në banesën e fundit sipas traditave.


“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë.
Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)!
Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin!”; -ka shkruar Bejleri nën lajmërimin e trishtë në rrjete sociale.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF