KreuCelebrity

Rreziku që vjen nga blerjet në supermarkete!!

Vetëm disa javë më parë, një e dalë në supermarket nuk ishte e kufizuar në “nevojat themelore” për t’u bërë “sa më rrallë që të jetë e mundur”.Tashmë kjo kërkohet në frenimet e qeverisë në jetën e përditshme, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Njerëzit duhet të përdorin shërbimet e ofrimit të ushqimit atje ku munden, thotë Panorama duke cituar BBC.

Por cilat janë mënyrat më të sigurta për të bërë pazar për ushqim ose për të pranuar një dorëzim ushqimi apo marrje në shtëpi? BBC i është referuar ekspertëve të fushës së ushqimit si dhe infektimeve, me titull Doktor apo Profesor, duke dhënë disa këshilla të vlefshme për të gjithë.

Cili është rreziku në dyqane?

Koronavirus përhapet kur një person i infektuar kollitet dhe nxjerr në ajër pika të vogla të mbushura me virusin. Këto mund të shkaktojnë një infeksion nëse i thithim brenda trupit kur marrim frymë, ose potencialisht nëse prekim një sipërfaqe ku ato kanë rënë. Kështu që bërja e pazarit dhe përzierja me njerëzit e tjerë sjell një rrezik. Kjo është arsyeja pse distanca shoqërore – qëndrimi të paktën 2 metra larg nga të tjerët – është kaq e rëndësishme, dhe shumë dyqane po e zbatojnë atë. Supermarketet mund të ofrojnë një “mjedis ideal” për transferimin e virusit, thotë Prof. Sally Bloomfield, e Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“Shumë njerëz janë duke prekur dhe zëvendësuar artikujt, kalojnë në shiritat e hyrjes dhe daljes në supermarkete, prekin kartat ose paratë, butonat e makinave për biletat e parkimit të makinave, butonat e pagesave të ATM, faturat e letrës etj … Për të mos përmendur që janë në afërsi të disa njerëzve të tjerë”. Ka mënyra për të shmangur këto rreziqe: Lani duart për 20 sekonda me sapun dhe ujë, ose me dezinfektues dore me bazë alkooli para dhe pas blerjes.  Trajtoni sipërfaqet sikur ato të jenë të ndotura, domethënë ju shmangni prekjen e fytyrës pasi të keni prekur koshat e marketeve, shportat, pakot dhe të produktet.  Përdorni metodat e pagesës pa kontakt. Ndërkohë, nuk ka asnjë provë që Covid-19 të transmetohet përmes ushqimit, dhe gatimi i plotë do ta vrasë virusin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF