Dy persona mbi 40 vjec kanë humbur jetën në vend nga koronavirusi. Tashmë është bërë e qartë se sëmundja nuk prek vetëm të moshuarit, sic u besua fillimisht.
Mjeku Pëllumb Pipero dha këtë sqarim për fenomenin tronditës.
“Fola me kolegët në Itali dhe sipas tyre deri më tani vdekjet në mosha të reja konsiderojnë se vijnë për një përgjigje hiper-imune dhe infalamtore sistemike, që vjen nga çlirimi i atyre që quhen në gjuhën mjekësore citokinav, që procedojnë shumë shpejt, është një insuficiencë multioganore. Po sipas kolegëve italianë, moshat e reja janë më të ekspozuara dhe marrin sasi më të madhe virusesh në njësinë e kohës. Dhe ky mund të ishte një sqarim. Komplikacione mund të ndodh dhe në mosha të reja. Të mbrohemi duke mos u ekspozuar”, ishte komenti i tij në “Opinion”.



















