KreuCelebrity

146 milionë banorë, vetëm 250 të prekur nga koronavirusi. Si ia bën Rusia?

Këtë javë,  Vladimir Putin deklaroi se Rusia ka arritur ta frenojë përhapjen masive të koronavirusit, dhe kjo falë masave agresive të marra për parandalimin e infektimit të popullsisë. A po thoshte të vërtetën? Në fakt, duket se po!

Të dhënat e publikuara nga zyrtarët rusë, thotë CNN, treguan se strategjia e Putinit duke ka funksionuar vërtet. Numri i të prekurve në Rusi është në mënyrë befasuese mjaft i ulët krahasuar me popullatën, edhe pse vendi ndodhet në kufi me Kinën ku shpërtheu për herë të parë sëmundja.

Rusia ka 146 milionë banorë, por vetëm 253 persona atje janë konfirmuar si  ë infektuar nga koronavirusi, një shifër më e ulët sesa rastet e regjistruara në Luksemburgun me 628 mijë banorë, 670 të infektuar e 8 viktima. Cfarë bëri Moska?

Që në 30 janar, ajo mbylli kufirin me Kinën dhe vuri në karantinë zonat e prekura. Paskësaj, në fund të janarit nisi testimin masiv të popullsisë për t`i identifikuar sa më shpejt rastet e sëmundjes e për të mos lejuar kështu përhapjen e saj.

Autoritetet ruse thonë se deri tani, janë bërë në total më shumë se 156,000 teste për koronavirus, e është ndjekur dhe strategjia e gjurmimit të personave që mund të kenë pasur kontakte me të prekurit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF