KreuCelebrity

Koronavirus apo jo Maluma e paska ndarë mendjen të vijë në Tiranë, ja data!

Shumë po e prisnin me padurim koncertin e Malumës në Tiranë, ndaj kur u mësua se këngëtari i njohur e anulloi ardhjen për shkak të korovirusit, nuk ishin të paktë ata që mbetën të zhgënjyer.

Koncerti i organizuar nga ‘Connext’ në Shqipëri, duhet të mbahej në 14 mars në kryeqytet. Por një numër i madh eventesh janë anulluar këtu tek ne e në mbarë Europën që kur pllakosi Covid 19! Maluma megjithatë, duket se e kishte mjaft përzemër këtë turne, dhe ka vendosur ta bëjë në 6 shtator 2020, në sheshin “ Nënë Tereza”.

Të shpresojmë që emergjenca e koronavirusit, deri atëherë do të ketë mbetur vetëm një ëndërr e keqe!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF