Një nga çështjet më shqetësuese të ngritura që nga shfaqja e Covid-19 ka qenë nëse ekziston mundësia që ai të merret dy herë- dhe çfarë do të thotë kjo për imunitetin.
Sir Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike dhe profesor Chris Whitty, këshilltari i për mjekësinë I kryeministri Boris Johnson, mendojnë se ka shanse që personat të cilët infektohen një herë nga koronavirusi i ri të zhvillojnë një imunitet ndaj tij. Sipas tyre, është e rrallë ta marrësh përsëri një sëmundje infektive.
Por muajin e kaluar autoritetet japoneze njoftuan se një grua që ishte shëruar nga sëmundja, u rikthye sërish në spital dhe rezultoi pozitive.
Raste të tilla thuhet të ketë pasur edhe në Kinë. Shkencëtarët u hutuan nga këto lajme e u shqetësuan gjithashtu. Profesor Mark Harris, ekspert virologjie në Universitetin e Leeds, tha se është e vërtetë që disa njerëz preken për së dyti nga një sëmundje infektive, por fatmirësisht kjo është një dukuri e rrallë.