KreuCelebrity

Nuk kursen njeri: nga koronavirusi, preket edhe aktorja e njohur e James Bond!

Sëmundja që nisi nga Kina e po përhapet me shpejtësi në vende të ndryshme të botës nuk bën dallim: prek këdo që bie në kontakt me virusin. Kjo I ka ndodhur dhe vajzës së famshme “Bond”, Olga Kurylenko.

Aktorja 40-vjeçare, që interpretoi në krah të Daniel Craig te “Quantum of Solace”, njoftoi se është prekur nga koronavirusi dhe ka hyrë në karantinë.

“E izoluar në shtëpi pasi rezultova pozitivisht me koronavirus. Në fakt, jam e sëmurë prej gati një jave. Ethet dhe lodhja janë simptomat kryesore që kam. Bëni kujdes për veten dhe merreni seriozisht këtë situatë”, ka shkruar ajo. Olga, modele dhe aktore e lindur në Ukrainë, ka marrë nënshtetësinë franceze në 2001-shin. Prej një kohe të gjatë jeton në Londër, por nuk sqaroi se ku po e kalon izolimin.

Aktorja ka rrëfyer përmes rrjeteve sociale se si po e kalon sëmundjen. “Kam kollë vetëm në mëngjes, pastaj nuk kam fare kollë. Fatkeqësisht, nuk ka një kurë për këtë virus. Duhet të presim derisa të kalojë. Për të ulur temperaturën, më thanë të marr paracetamol, dhe unë po e bëj. Kaq është e gjitha. Po marr dhe vitamin e po ha hudhra për sistemin imunitar. Pi ujë. Kini parasysh, shtrydhni limon në ujë”, shton ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF