Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e kanë kundërshtuar qasjen e Mbretërisë së Bashkuar për t`i lënë njerëzit të preken nga koronavirusi me qëllimin të fitojnë imunitet. Kreu i OBSH-së paralajmëroi një ditë më parë se cdo vend duhet të gjejë e të testojë të gjitha rastet e mundshme e të mos e lëtë “ këtë zjarr që të digjet”. Shefi i ekzekutivit britanik Boris Johnson dhe ekipi i tij i shkencëtarëve njoftuan më herët se qasja e qeverisë atje është të ngadalësojë progresin e virusit teksa ai përhapet ndërkohë në popullatë, në vend që të ndiqte shembullin e shteteve të tjera e të mbyllte shkollat apo të ndalonte grumbullimet publike.
Sipas këshilltarit të tij, Sir Patrick Vallance rreth 60% e popullsisë britanike, apo gati 40 milionë vetë do të duhet ta marrin virusin për të ndërtuar kështu një tolerancë kombëtare, mjaftueshëm të fuqishme sa për ta ndaluar virusin.
Por zëdhënësja e OBSH-së, Dr Margaret tha se askush nuk di sot mjaftueshëm mbi Covid 19. “ Ky virusi nuk ka qenë mes nesh për aq kohë sat ë arriojmë të kuptojmë se cfarë efekti ka në raport me imunitetin”, u shpreh ajo duke hedhur poshtë qëndrimin britanik.



















