KreuCelebrity

Mesazhi prekës i spikeres së lajmeve për të atin mjek, të rrezikuar nga koronavirusi!

Mbërritja e koronavirusit në Shqipëri solli me vete frikën që kanë përjetuar disa vende të tjera përpara nesh, dhe rrezikun që ai bart si një sëmundje e re, për të cilën dihet shumë pak e që nuk ka një kurë të përcaktuar. Ata që kërcënohen më shumë nga koronavirusi janë padyshim pjesëtarët e stafit mjekësor, që mbeten në kontakt të përditshëm me të sëmurët.

Spikerja e lajmeve në Vizion Plus, Iva Kalemi, ndau një rrjetet sociale një mesazh prekës për të atin mjek.

“Ky eshte babai im, Dr. Ibrahim Kalemi, 67 vjeç. Prej me shume se 40 vitesh sherben si mjek ne te mire te banoreve te qytetit dhe rrethinave te Rrogozhines. Si shume bashkemoshatare, ne kete faze te jetes i jane shfaqur disa nga semundjet e moshes. Kur degjuam konfirmimin e rasteve te para te koronavirusit ne Shqiperi, i kerkuam te terhiqet nga detyra. E dime, femijet jane egoiste per prinderit e tyre. Sidoqofte, doktori nuk pranoi edhe pse eshte i vetedijshem qe rrezikon jeten e tij cdo dite. E ka vendosur te mos e shkele “Betimin e Hipokratit” dhe nese eshte e shkruar te ike prej ketij virusi (qofte larg per çdo shqiptar, jo vetem per babain tim) te pakten do te jete duke kryer detyren e tij, te cilen e do dhe ka sakrifikuar aq shume. Si babai im ka qindra mjeke ne gjithe vendin qe po sakfrikojne jo vetem veten e tyre, por edhe te familjareve duke i sherbyer vendit. Ndaj ne respekt te punes se tyre dhe te njeri-tjetrit me minimalja qe mund te bejme eshte te jemi te ndergjegjshem per situaten e ndjekim me perpikeri te gjitha rregullat e sugjeruara nga OBSH. Ju lutem te sakrifkojme vetem per pak kohe qe neser t’i kthehemi jetes normale. #VeteIzolimiShpetonJeten #QendroNeShtepi #BejePerVeteDhePerTjetrin #BejePerJeten”, ka shkruar Iva.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF