Duket se Koronavirus nuk zgjedhe: ndaj këtij virusi nuk është askush imun.
Aktori Hollywood-ian Tom Hanks ka pranuar se ai dhe bashkëshortja Rita rezultuan pozitiv ndaj testit të Koronavirus.
Teksa ndodhen nē Australi për të xhiruar një film rreth jetës së Elvis Presley, Tom dhe Rita të dy nga 63 vjeç, nuk janë ndjerë mirë fizikisht.
“Po ndiheshim të lodhur, sikur ishim ftohur dhe kishim dhimbje trupi. Patëm edhe temperaturë. Dhe siç po veprohet në të gjithë botën këto ditë, edhe ne ju nënshtruam testit të Koronavirus, ku të dy rezultuam pozitivë”: ka thënë Hanks në një deklaratë.



















