28-vjeçari nga Tirana që konsiderohet si “pacienti zero” për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë ka bërë për 2 javë një jetë të zakonshme, thotë Lapsi.al.
Tashmë është konfirmuar se i riu ka hyrë në vend në datën 26 shkurt; ai kishte qenë në Firence të Italisë, ku është infektuar nga koronavirusi, të cilin ia kaloi më pas dhe të atit 54 vjecar.
Lapsi.al thotë se 28 vjecari, përpara tre ditësh ka marrë pjesë në një ceremoni mortore. I pavetëdijshëm për sëmundjen që barte, ai I ka takuar të gjithë të pranishmit për t`I ofruar ngushëllimet e veta, ashtu sic e kërkon zakoni këtu tek ne. Shefja e ISHP-së Silva Bino tha në emisionin “Open” se ishte vënë në dijeni për këtë fakt dhe po punohet për identifikimin e personave me të cilët ka pasur kontakte i riu. Babë e bir, ndodhen tashmë në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur ndërkohë si masë paraprake edhe të afërmit e tyre.