KreuCelebrity

Ndërron jetë shqiptarja në Itali, dyshohet nga koronavirusi: familja nuk shkon dot në varrim!

Një shqiptare në Itali ka ndërruar jetë, dhe dyshimet sipas konsulles së përgjithshme në Milano, Anila Pojani janë për prekje nga koronavirusi, ndonëse vdekja erdhi nga ataku kardiak. Konsullja tha se familjarët e të ndjerës nga Durrësit janë futur në karantinë në shtëpitë e tyre.

Konsullja Anila Pojani

“Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre dhe sot nga shqyrtimi i dokumentacionit përkatës kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë nga një arrest kardio-respirator dhe ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Familjarët e saj janë futur në karantinë në banesat përkatëse. Ashtu siç iu komunikova dokumentacioni i zonjës ka mbërritur sot në konsullatë dhe duke pasur parasysh situatën dhe familjarët e zonjës, djali, vajza dhe bashkëshorti janë në karantinë. Duhet zbatuar vendimi i kryeministrit italian për ceremonitë mortore dhe trupi ndodhet në morgun e spitali. Dokumentacioni lëshohet shumë shpejt dhe familjarët mund ta tërheqin sapo të dalin nga karantina”, deklaroi Pojani për “Real Story” .

Mësohet se Qamile Shera vuante nga diabeti, ndërsa ishte nisur për kurim në Itali, pasi atje kishte vajzën, e cila ishte martuar me një italian. Gruaja e kishte marrë virusin nga dhëndri i saj, por nuk mundi të mbijetonte.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF