Klaudia Pepa vazhdon të tërheqe vëmendjen, pavarësisht se prej kohësh jeton e punon në Itali, ku është mjaft e vlerësuar.
Klaudia mbetet tejet e pëlqyer dhe e komentuar në rrjetet sociale.
Në këtë mënyrë, edhe ndryshimet që ajo bën në look nuk kalojnë pa u vënë re, e pa u diskutuar. Ndërsa me flokët deri tani nuk kishte eksperimentuar shumë, Klaudia ka befasuar së fundi pasi u shfaq me flokë jeshile dhe vjolë! Kur e dëgjon duket frikësuese, por e vërteta është se ajo duket mjaft e hijshme edhe kështu.
Epo, kur ke të bësh me një njeri që i shkon cdo gjë!!



















