Loredana Zefi sapo ka publikuar projektin e saj të fundit muzikor “Angst” në gjuhën gjermane, dhe duket se kënga i kushtohet ish-it, Mozzik. Ajo ngjason më shumë si një lloj mesazhi.
Reperja kujton se ai është babai i vajzës së saj, dhe për ketë, ajo e rrethon me respekt. Ndërsa ka një këshillë për njerëzit që vazhdojnë ta komentojnë marrëdhënien e tyre.
“Dhe për Mozzik, ti je babai i vajzës sime, atëherë lini komentet tuaja të pavlera. Kurrë nuk do e lija babain e fëmijës tim në pisllëk, sepse ka diçka të quajtur edukatë dhe respekt!”– thotë ajo.
Një ditë më parë, Zuna tregoi se ndryshe nga sa u përfol në media, me Loredanën nuk është në një lidhje dhe të dy janë beqarë.



















