Katy Perry dhe Orlando Bloom së shpejti do të bëhen prindër!
Ndonëse këngëtarja është disa muajshe shtatzënë; dyshja preferoi ta mbajë të fshehtë pritjen e ëmbël deri pak orë më parë. Perry dha lajmin e bukur në një mënyrë tejet origjinale, teksa pak orë më parë kur publikoi këngën e saj më të re “Never Worn White”; ajo u shfaq në klip me barkun e rrumbullakosur.
Ndonëse shumë prej fansave menduan se ai mund të ishte një bark fallco, pak minuta pasi u publikua kënga, Katy Perry doli ‘live’ në Instagram ku e emocionuar ajo konfirmoi lajmin e shtatzënisë.
“Ky ka qenë sekreti më i madh që më është dashur të mbaj. Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë, do të lind në kuptimin e plotë e të parë të fjalës, por edhe në kuptimin figurati do të sjell diçka të re që e di që mezi po e prisni”; u shpreh Katy para milionave ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram.
Bebushi do të jetë fëmija i parë për Katy-n dhe fëmija i dytë për Orlando Blooom, i cili ka një djalë 9-vjeçar të quajtur Flynn me ish bashkëshorten, Miranda Kerr.



















