KreuCelebrity

Olta Gixhari tregon unazën, gjërat qenkan serioze me partnerin misterioz?!!!

Olta Gixhari është mjaft hermetike kur vjen fjala tek jeta private; aktores nuk I pëlqen të tregojë shumë, por tek “Kurti i Piter Panit” i shpëtuan ca rrëfime të forta.

“Që kur kam nisur të ndjek Piter Panin dhe t’ju shikoj juve në television, më ka lindur dëshira të kem një bebe…”, u shpreh aktorja dhe Alketa nuk e la rastin t`i shpëtonte. “E ke gjetur fatlumin?”, pyeti ajo dhe Olta tha “Po!”.

Aktorja madje tregoi se njërën prej unazave në gisht e kishte pikërisht nga partneri, të cilin nuk e tregon se kush është.

Gjithë cfarë sqaroi ajo është se bëhet fjalë për “ një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ia dalim të dy.” Ndërkohë, u ankua se nuk i dhuroi gjë për Shën Valentin. Po unazën ia paska dhënë, e nuk është pak!