KreuCelebrity

E shtuna e ëmbël e Sarës dhe Ledionit!

 

Pas një jave me temperatura të ulëta e me shi, më në fund këtë të shtunë moti u tregua ‘bujar’ teksa ky mëngjes fund shkurti gdhiu me diell e me temperature disa gradë më shumë.

Kush më shumë se një familje me dy fëmijë të vegjël i gëzon motit të mirë e diellit në dimër, ndaj me siguri në familjen e Sarës dhe Ledionit me të parë rrezet e diellit që kanë depërtuar në perde, të gjithë kanë qenë në një mendje; të dalin e të shijojnë rrezet e diellit.

Trashëgimtarja e Top Media ka postuar në rrjetin social Instagram ritualin e së shtunës, ku duket se vetëm në fundjavë London ka leje të përdori mjetet teknologjike dhe siç shihet edhe në postimin e mami Sarës vogëlushi flokëkuq mezi e pret fundajvën për të parë kartonat e tij të preferuar.

Më pas mami Sara dhe babi Ledioni së bashku me London dhe të voglin Roman kanë dalë për shëtitjen e mëngjesit për t’ju gëzuar e shijuar rrezet e diellit që këto ditë kanë qenë të pakta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF