Në programin e mëngjesit “Ditë e re” në Ora News, puntata e sotme kishte të ftuar Arjon Muçën, dhe fare papritur moderatorët Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu dhanë ‘live’ një lajm suprizë.
Arjon Muça do të jetë moderatori i ri i programit, kjo pasi Kelvi do të largohet dhe nuk do të jetë më pjesë e “Ditë e re”.
“Do të nis një angazhim të ri, që nuk ka lidhje me televizionin, por me biznesin. Lidhet me pasionin tim të ri, prandaj pas mbledhjeve të shumta me stafin, vendosëm të gjenim një figurë mashkullore që të më zëvendësonte mua”; ka shpjeguar Kelvi arsyen e largimit të tij këtë mëngjes në punatën e fundit si moderator i programit.