U duk se Rita Ora po jetonte momente të lumtura në çështjet e zemrës kohët e funit, por mesa duket këngëtarja shqiptare është sërish ‘në treg’.
Rita Ora dhe Rafferty Law i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas tre muajsh lidhjeje. Këngëtarja dhe djali i aktorit të njohur, Jude Laë, u vunë re së bashku në setin e filmit më të ri ku luajnë bashkë, atë të Oliver Twist.
Për herë të parë ata u fotografuan si çift duke mbajtur duart e njëri-tjetrit teksa po largoheshin pas ceremonisë së “British Fashion Awards”.
Ka qenë vetë artistja 29 vjeçare që ka konfirmuar ndarjen kur ndau me ndjekësit në Instagram, një status “Një grua e lirë në ajër. Ndonjë i interesuar?”