E ftuar në programin “Shqipëria live” këtë mesditë, sportistja Klodiana Shala suprizoi jo pak teksa u shfaq në me paraqitje e ‘look’ krejtësisht të ndryshuar.
Një prerje e stilit ‘bob’ të flokëve, grim përmes të cilit theksoheshin edhe më sytë e shkruar të Klodit dhe e veshur me një jumpsuit në ngjyrë të gjelbër, ish-atletja na ngjau sot si një modele e sapo dalë nga pasarelat.
Tema për të cilën Klodi dhe të ftuarit e tjerë ndodheshin në program ishte ‘mania e operacioneve plastike’ dhe sigurisht për një sportiste që rend pas stilit të të jetuarit shëndetshëm dhe ‘bio’, patjetër që Klodiana Shala ishte partizane e vajzave që nuk preferojnë të ndërhyjnë për të fryrë buzët, apo mollëzat në portretin e tyre.
Gjithsesi nuk dimë për sa kohë do ta mbajë këtë ‘look’ ish-atletja por neve na pëlqeu shumë dhe ‘votojmë’ që ta shohim edhe për ca kohë kështu.



















