Pas valës së indinjatës që shkaktoi videoja ku tregoheshin qartë pasojat e bullizmit mbi një nëntë vjecar Australian që vuan nga nanizmi, dhe mbështetjes që ai mori në mbarë botën, në rrjetet sociale vërshuan disa mesazhe sipas të cilave, Quaden Bayles, ishte në fakt 18 vjec, dhe se kishte arritur që t`i vinte në lojë të gjithë.
Por një video e prillit 2015 tregon sesi nëna e Quaden dhe vogëlushi, asokohe katër vjec, ishin ftuar në “Studio 10” për të folur mbi sfidat e kësaj sëmundjeje. Ai duket qartë në video që nuk është vecse një fëmijë i vogël, e madje dhe në duar mban në lodër, e nëse atëherë ishte katër vjec, epo tani, është 9!
Sa për foton me numrin 18, thuhet se ka qenë për 18 vjetorin e dikujt tjetër.
Një prej mediave më prestigjoze të botës, BBC, shkruan sot se djali 9 vjecar, videoja e të cilit u bë virale duke dëshmuar qartë pasojat e bullizmit, drejtoi në fushe ekipin aborigjen të ligës së regbit, dhe dukej më i lumtur se kurrë!



















