KreuCelebrity

 E tallin në shkollë, 9 vjecari me nanizëm i bën të ëmës kërkesën që asnjë prind nuk do të donte ta dëgjonte!

“Mund ta kisha mbajtur për vete këtë video, por boll më. Vendosja ta publikoj që ta shohin të gjithë, prindër e mësues, se cfarë pasojash të tmerrshme mund të ketë bullizmi“: me këto fjalë nëna  e një 9 vjecari të prekur nga nanizmi tregoi dramën e përjetuar nga i biri për shkak të talljeve në shkollë. Videoja tronditëse tregon momentin kur Yarraka Bayles, nga Brisbane i Australisë e ka marrë djalin nga shkolla. Atë sapo e kishin qëlluar në kokë dhe e kishin tallur për gjatësinë, e nëna vetë e pa skenën. Djali shpërthen në lotë dhe i thotë: “ Dua të vdes tani, më jep një thikë të vras veten!”

As vetë Yarraka nuk I ka mbajtur dot lotët. “ Ky është impakti i talljes! Unë seriozisht, nuk di se cfarë të bëj tjetër. Dhe pastaj pyesni pse vrasin veten te miturit”, ka shkruar ajo në krah të videos e cila që prej postimit të martën, është klikuar 5,9 milionë herë dhe ka marrë 134,000 “share”. Shumë komentues kanë shprehur mbështetjen e tyre duke dënuar ashpër këtë fenomen që sa vjen e po bëhet më shqetësues, sidomos mes fëmijëve, që janë edhe më të brishtë e të cënueshëm prej tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF