KreuCelebrity

Efehani po rritet; vogëlushi sapo tha fjalët e para dhe qenkan në gjuhën shqipe!

Ai sapo ka hyrë në muajin e dhjetë të jetës e duket se vogëlushi i Almeda Abazit ka nisur të belbëzojë fjalët e para. Me një mami shqiptare e një baba turk, me siguri ‘lufta’ gjuhësore në familjen e miss-it shqiptar dhe aktorit turk ka nisur.

Almeda ka zbuluar se Efehan ka thënë fjalët e para dhe se ato kanë qenë në gjuhën shqipe.

“Fjala e parë që tha vogëlushi ishte “baba”, më pas tha “dede” (gjysh) dhe më pas tha “nona” në shqip”; ka treguar bukuroshja Abazi në një intervistë të dhënë për mediat turke.

 

Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të parë më 6 maj të vitit 2019, teska mirëpritën në jetën e tyre bebushin Efehan.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF