Modelja e njohur Gigi Hadid ka bashkëpunuar me linjën e veshjeve sportive ‘Reebok’ për të sjellë një linjë që mban emrin e saj.
Kanë qenë të shumtë fansat e yllit të pasarelave që kanë bërë pjesë të garderobës së tyre veshjet që mbajnë firmën e Gigi-t.
Së fundmi ka qenë një bukuroshe shqiptare, Trejsi Sejdini e cila e veshur me një kostum Reebok (nga koleksioni në bashkëpunim me Gigin), dhe e ka postuar në rrjetin social Instagram.
Dulet se vetë modeles Hadid i ka pëlqyer foto e bukuroshes shqiptare, dhe e ka postuar në instastoryn e saj privat.
E lumtur për këtë gjë Trejsi e ka falenderuar Gigin dhe e ka quajtur idhullin e saj.



















