KreuCelebrity

Elisa Spiropali rrëfehet në Kurthin e Piter Panit, tregon kuptimin e vecantë të emrave të fëmijëve!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përballur me kureshtjen e vogëlushëve në spektaklin e Tv Klan,  “Në Kurthin e Piter Pan”.

Spiropali, që vetëm pak javë më parë solli në jetë fëmijën e dytë, e gjeti veten të rrethuar nga një kërshëri e madhe lidhur me emrat e vajzës dhe djalit të saj.

Shpjegimi ishte mjaft interesant. “Unë kam zgjedhur që vajzës dhe djalit tu vë dy emra të shkurtër që në shqip kanë kuptim. Nalta që do të thotë nalt, lart, dhe Kren – si shqipja me dy krena, kokë… kështu që dhe të dy bashkë duket sikur kanë një kuptim, pra kren-nalt, duket sikur kanë një kuptim, pra kryenaltë”, tha ministrja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF