KreuCelebrity

Ditën e Shën Valentinit dikush i propozoi partneres ‘live’ në Top Channel!

Sara ishte lojtarja e radhës në programin “Dilema” ditën e 14 shkurtit në Top Channel. Ajo u shfaq në studio e emocionuar sigurisht nga ethet e lojës, pa e ditur se atë ditë ishin rezervuar emocione edhe më të forta për të.

Ndërsa moderatori Eno Popi po ‘luante lojën’ e një puntate të zakonshme të programit, në ekran u shfaq i fejuari i Sarës i cili nëpërmjet një videomesazhi i shprehu partneres së tij gjithë dashurinë e vlerësimin për gjysmën e tij.

Por, surpriza nuk ishte vetëm kaq, sepse djaloshi romantik u shfaq në studio vetëm pas pak çastesh dhe me gjithë atmosferën romantike e plot emocione, i ulur në gjunjë ai i propozoi ‘live’ para mijëra shikuesve partneres së tij Sarës…

 

 

Një surprizë që Sara do ta mbajë mend përjetë! ❤️@enopopi @dilema_dealornodeal @topchannelalbania

A post shared by Dilema Deal or no Deal (@dilema_dealornodeal) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF