Nuk poston shpesh foto të tilla private, por Bieta Sulo këtë radhë e bëri një lëshim. Në fund të fundit, është festa e të dashuruarve, dhe në një ditë si kjo, pikërisht dashuria është ajo që duhet të shfaqet. Ndaj mesnatën e djeshme, moderatorja ia lejoi vetes të postonte ne profilin e saj në Instagram foto që e tregonin duke u puthur me partnerin , Alban Dudushi.
Ne prag te Shen Valentinit mund t’ia lejojme vetes disa foto te tilla ?
“Në prag të Shën Valentinit mund t’ia lejojmë vetes disa foto të tilla ”- ka shkruar ajo. Bieta dhe Albani janë prindër të një djali, Kroi Art, ndërsa moderatori ka dhe një vajzë nga martesa e mëparshme, Joelle, e cila është rritur e është bërë një zonjushë shumë e bukur!



















