KreuCelebrity

Jennifer Aniston mbush 51 vjeç; brenda festës intime të ditëlindjes së yllit të Hollywood!

 

Sapo ka cekur vitin e 51-të të jetës Jennifer Aniston, pavarësisht se në portretin dhe fizikun e yllit të Hollywood nuk ka asnjë shenjë të pesë dekadave jetë.

Për të festuar ditëlindjen, Aniston ka preferuar një festë shumë intime dhe larg syrit kureshtar të publikut, por pa ju fshehur dot ‘syrit’ të paparacëve, të cilët edhe kësaj here kanë mundur të futen në ‘intimitetin’ e vajzës së ditëlindjes.

E veshur fare thjeshtë me pantallona, bluzë e xhaketë të zezë, 51 vjeccarja është parë të martën e 11 shkurtit, të vijë me një automjet SUV, duke u futur ambientet e hotelit luksoz ‘Sunset Toëer’ në Los Angelos.

Aniston i janë bashkuar edhe miqtë e saj Courtney Cox, Elisabeth Moss,  ndërsa për të gjithë kureshtarët, në ditëlindjen  e Jennifer kësaj here nuk pati asnjë shenjë të Brad Pitt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF