
Alketa Vejsiu është nga ato personazhe që nuk preferon t`I lërë gjërat të harrohen me kohën, por kërkon t`ua japë përgjigjen shpejt e shpejt. Për këtë arsye, dhe sic shpjegoi përmes nje postimi në Instagram, ka ndërmend të bëjë disa sqarime mbrëmjen e sotme në “Opinion“.
“Nder te paktat intervista qe kam dhene, ky sonte ne ora 22.00, do te jete nje “Hard Talk” nga @blendifevziu ne OPINION @rtvklan. Per te sqaruar gjithe zhurmat e dy muajve te fundit dhe per te ndare gezimin me te madh profesional me publikun shqiptar dhe me Shqiperine time te dashur qe mbetet gjithmone “ e para”, kudo te shkoj! Me te njejten veshje te Konferences per Shtyp perpara Mediave Italiane ne Sanremo, isha ne studion e Opinion per te vazhduar Konferencen per shtyp per mediat shqiptare! @blendifevziu shume faleminderit qe ishe me mua ne kete pervoje fanastike me stafin tend dhe Drini Zeqo, por edhe per “Opinion” sonte! Per mua keto momente shkruajne historine time te jetes! E vleresoj shume!“, ka shkruar Alketa.