KreuCelebrity

Si duket sot motra e vogël e Britney Spears? U bë nënë që 16 vjec!!

Jamie Lynn Spears, sot 28 vjec, ishte shumë popullore në kohën e adoleshencës së saj. Por karriera si aktore e motrës së vogël të Britney Spears mori një pauzë 5 vjecare pasi mbeti shtatzënë.

Jamie debutoi si aktore në dramën Crossroads (2002), ku interpretoi në krah të së motrës.

Pati një debutim mjaft premtues në mesin e viteve 2000, pasi nënshkroi kontratë me TV Nickelodeon për të luajtur në sitcom-in Zoey 101. Por dhjetorin e 2007-tës, njoftoi në një intervistë për revistën OK! Se nuk do të shfaqej më në serial për shkak të se ishte shtatzënë. Ajo kishte një marrëdhënie me Casey Aldridge, asokohe 18 vjec.

Fansat e kritikuan për këtë gjë, sepse nuk e prisnin një kontrast të tillë mes personazhit në film dhe asaj cfarë ndodhi në jetën reale. Të tjerë e quajtën gabim që do të bëhej nënë në një moshë aq të re. Atëherë Jamie e la aktrimin, dhe u rikthye vetëm në 2013-tën, ndërsa lidhja me Aldridge nuk rezistoi më shumë se dy vjet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF