Shifrat flasin vetë: nata e tretë e Sanremos, ku në krah të Amadeus u ngjitën në skenën e Ariston Georgina Rodriguez dhe Alketa Vejsiu, ka pasur shikueshmëri më të lartë në rrjet krahasuar me dy netët e para (54.3%), por njëkohësisht edhe një numër më të madh ndjekësish sesa natën e dytë, të mërkurën, (nga 9,700,000 në mbi 9,800,000).
Class ka mësuar se të enjten, ekipi i drejtuar nga Amadeus siguroi 54.5% ‘share’ dhe më shumë se 9.8 milionë italianë “të ngujuar” pranë TV Ky konsiderohet një super rezultat, aq më tepër krahasuar me situatën e vitit të kaluar, kur mbrëmja përfundoi shumë më herët.
Vetë Alketa ka dhënë një intervistë pas fundit të prezantimit. Ajo tha për emisionin “Un Giorno da Pecora” në “Rai Radio1” se në Shqipëri pjesëmarrja e saj në “Sanremo” është pritur shumë mirë dhe kjo arritje e saj gati sa nuk u kthye në festë kombëtare.“Në Shqipëri ka qenë gati festë kombëtare, vërtet u preka”, ishte komenti i saj.



















