Ajo po jeton ëndrrën e saj, dëshirë e ambicien për të cilën nuk e ka fshehur kurrë; Alketa Vejsiu e preku skenën e Sanremos, e duket se në mënyrën më të mirë mundshme.
Mbrëmjen e së enjtes krah Amadeus, në skenën e madhe të Sanremos, moderatorja shqiptare bëri debutimin e shumëpritur, ku siç edhe vetë ajo u shpreh pasi zbriti shkallët e skenës, ajo po jetonte një ëndërr, ëndrrën e një vajze të lindur e rritur në Shqipëri, por që gjithmonë ka ëndërruar larg.
Elokuente, energjike, e me një italishte të përsosur, e vëreta është që Alketa e zotëroi skenën e madhe të Festivalit të Këngës italiane me gjithë potencialin e grintën që e karakterizon.
Të shumta qenë komentet në rrjete sociale e media italiane që shkonin në drejtim të shqiptares Vejsiu, e pjesa më e madhe e tyre ishin të suprizuar nga shkathtësia dhe origjinaliteti i moderatores shqiptare.
Siç është thënë edhe më herët, Vejsiu veshi dy fustane; i pari një fustan stil princeshe nga marka italiane Dolce & Gabbana të cilin e kishte plotësuar me një palë vathë të markës prestigjioze italiane, Damiani, ekskluzivitet në Shqipëri i Kastrati Jewellery, ndërsa për veshjen e dytë, për Alketën ishte kujdesur stilisti nga Kosova Valdrin Sahiti.
Sa i përket të gjitha bizhuterive me të cilat Alketa ka plotësuar të dyja veshjet në Sanremo janë; Veshja e parë: Vathë në ar të bardhë dhe gurë ‘acquamarina’ nga Shirodara ndërsa unaza është Belle Epoque Masterpiece
Veshja e dytë: Varëse, vathë dhe byzylyk (Bocciolo)



















