Gjatë një eventi zyrtar në jug të Uellsit, princi William dhe Kate Middleton mblodhën si gjithmonë radhë të gjata fansash. Pikërisht një prej tyre tregoi sesi kishte folur me princin, dhe i kishte thënë se princesha e vogël Charlotte ishte e preferuara e saj, dhe William ishte përgjigjur: “ Po, është e adhurueshme, si gruaja ime”.
Të gjithë reaguan menjëherë, sidomos duke pasur parasysh që flitet për William, i cili është në përgjithësi mjaft i rezervuar. Zakonisht, të dy ata e shmangin shumë shfaqjen e afeksionit në sytë e të gjithëve, ndaj komenti romantik konsiderohet tejet i vecantë dhe shumë i papritur.
Përpara disa kohësh, një video tregoi momentet kur Kate largonte krahun që i shoqi që të mos e prekte, cka u pa qartë si shenjë e një zënke mes tyre. Por duket tashmë cdo gjë është harruar, dhe “dielli i dashurisë“ po e ngroh sërish Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit.



















