Për ceremoninë e cmimeve Bafta në Londër pati shumë për të folur, duke nisur nga vlerësimet e bëra arritjeve kinematografike të vitit, e deri tek veshjet në tapetin e kuq. Por momenti që mbërtheu më shumë vëmendjen ishte ai i dhënies së cmimit të aktorit më të mirë në një rol dytësor. Statueta i takoi Brad Pitt për interpretimin e shkëlqyer në “Once Upon a Time in Hollywood”.
Por ai vetë nuk ishte i pranishëm në sallë, ndaj cmimin e tërhoqi kolegia Margot Robbie, që luan me të në filmin e Quentin Tarantinos. Robbie e mori trofeun, duke përsëritur, sic u shpreh ajo vete, fjalët që Brad ia kishte kërkuar të thoshte. “ Këtë cmimin do ta quaj Harry, sepse jam shumë i entuziasmuar që do të kthehet në SHBA me mua”, ishte batuta plot spec. Kamera menjëherë u fokusua tek William dhe Katë që nisën të qeshnin edhe pse ca si të sforcuar.



















