Ermal Mamaqi ishte I ftuar tek Rudina në Tv Klan për të folur mbi filmin e tij, “ I Love Tropoja“. Një nga të papriturat e forta të filmit, ishte shfaqja e kryeministrit Edi Rama në rolin e dajës.
Ermali ishte duke treguar mbi aktorët dhe pikat e tyre të forta e të dobëta, dhe kur arriti tek kreu I ekzekutivit, Rudina e ndërpreu duke I thënë: “ Për një moment, e kthen komedinë në horror, le ta themi këtë“. Në fakt, “ daja“ aty tregohet si një personazh I parehatshëm, me flokë të gjatë e të crregullt, një fjalor të pahijshëm dhe duket ka për qëllim t`ia prishë dasmën nipit.
Protagonistë të këtij filmi ishin mes të tjerësh dhe këngëtarja Enca Haxhia, aktorja Arjola Demiri e aktori Irgen Çela.



















