
Pas djalit, vajza: familja e Lorik Canës u plotësua dy javë më parë në mënyrën më të bukur. Bashkëshortja e ish kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Enkeleida. Vogëlushja është sot dy javëshe dhe babai, duket nuk e kishte probleme ta prezanonte me të gjithë. Në foton e postuar prej tij, vajza qëndron e mbështetur në supin e të atit, dhe duket kaq e ëmbël!
ENKELEIDA sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë !!! ??????❤️
“ENKELEIDA sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë !!!, ka shkruar Loriku. Emrin ai duket e vendosur që më parë, sepse e kishte thënë që po të bëheshin me vajzë, kishte dëshirë ta quante pikërisht kështu, duke qenë se është fans i emrave ilirë.



















