KreuCelebrity

Pas ndarjes nga miliarderi, Rihanna në një romancë me reperin e njohur! (Nuk është Drake)

 

Javën e kaluar mediat e huaja raportuan se Rihanna i dha fund romancës me miliarderin saudit Hassan Jameel, pas tre vitesh lidhje.

Duket se ylli nga Barbado nuk ka humbur kohë, pasi mendohet se Rihanna po nis një tjetër romancë. Sipas “The Sun”, 32 vjeçarja ka nisur të dalë me reperin e famshëm A$AP Rocky.

Dyshja janë miq të vjetër, madje mendohet se disa vite më parë kanë patur disa flirte me njëri tjetrin, por kësaj here Rihanna dhe Rocky mesa duket kanë diçka më shumë se një flirt momental.

‘Miqtë’ janë parë të sillen shumë të afërt me njëri tjetrin, në një koncert më 17 Janar dhe dëshmitarët kanë treguar se ata nuk të linin aspak përshtypjen e dy shokëve të mirë, por dukeshin si dy të dashuruar.

Sipas një burimi Rihanna dhe A$AP kanë ndarë të njëjtën suitë në një hotel në New York ditën e koncertit.

Ndonëse nga ana e dyshes nuk ka patur ende asnjë reagim rreth këtij lajmi, në rrjete sociale kanë nisur që tani që dy artistët të komentohen si çifti më në shoëbiz-in botëror.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF